Tregim digjital i storjeve për ndikim të lartë në shoqëri

Tregim digjital i storjeve për ndikim të lartë në shoqëri

Cilësia e përmbajtjeve të internetit është përmirësuar gjatë 10-15 viteve të fundit për shkak të nevojës që redaksitë të gjejnë mënyra të reja raportimi dhe t’i “paketojnë” format digjitale të raportimit. Për shkak të nevojës së audiencës që përmbajtja të jetë sa më vizuale, e shkurtër, por thelbësore, e tillë është edhe dëshira për t’u përfshirë, e angazhuar në një farë mënyre. Prandaj, kryesisht për shkak të zhvillimit të teknologjisë, ekzistencës së mjeteve dhe shërbimeve të shumta në dispozicion të gazetarëve, mund të prodhohen storje të ndryshme, të cilat sot njihen si tregim digjital (digital storytelling).

Storjet digjitale mund të përpunohen me gjatësi të ndryshme, por kryesisht ato janë histori që kanë një format më të gjatë (lexime të gjata). Çfarë do të thotë një storje e përpunuar në mënyrë digjitale? Është e ngjashme me rubrikën e reportazhit, me të vetmin dallim se në vend që të jetë një rrëfim i gjatë i dedikuar vetëm për një kanal – gazetë, televizion ose radio, i pasuruar vetëm me fotografi, vetëm me video incizim ose vetëm regjistrim audio, në këtë rast një storje digjitale duhet të ketë më shumë forma të ndryshme digjitale të të shprehurit. Pra, storja digjitale, përveç tekstit, d.m.th. narrativës, duhet të ketë edhe fotografi/fotogaleri me një storje të shkurtër që i shpjegon fotot, një video e shkurtër, një audio regjistrim, një hartë interaktive, ekrane grafike etj… Kuptohet një storje digjitale nuk duhet t’i posedojë të gjitha këto elemente, por rekomandohet që t’i posedojë të paktën tre prej tyre. Qëllimi është që audienca të qëndrojë sa më gjatë në storje, të informohet për temën, të edukohet, por edhe të angazhohet me përmbajtjen, duke u argëtuar duke hapur format e ndryshme në tregim.

Rëndësia e tregimit të mbështetur nga përmbajtja multimediale nënkupton qëndrueshmëri në tregun e sotëm mediatik, e rrit lexueshmërinë/shikueshmërinë dhe sjell përfitim. Mirëpo për shkak të elementit të angazhimit me audiencën (audience engagement), si dhe lirisë së temave që për shembull mund të dallojnë nga një storje jete, një situatë komplekse politike në një vend, deri te strategjitë për zhvillim në arsim. Për më tepër, një histori digjitale nuk ka të “bëjë” vetëm me faqen e internetit të medias. Publiku ka privilegjin të shikojë storje digjitale në celularët, tabletët dhe pajisjet e tjera celulare në çdo kohë të ditës.

Pikërisht për shkak të gjithë këtyre elementeve storjet digjitale nuk janë e drejta ekskluzive vetëm e medias. Vitet e fundit korporatat e mëdha të biznesit, organizatat joqeveritare me famë botërore, universitetet dhe të ngjashme kanë filluar ta praktikojnë gazetarinë digjitale për të treguar një storje digjitale. UNICEF nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Në gjysmën e parë të vitit 2022, UNICEF nisi një projekt interesant përmes zyrës së inovacionit, në të cilin angazhuan një grup autorësh me famë botërore nga zhanri fantastiko-shkencor dhe i bënë bashkë me një grup adoleshentësh nga vende të ndryshme të botës për të krijuar storje digjitale mbi të ardhmen e shëndetit. Në këtë projekt u përfshinë revista shkencore The Lancet dhe Financial Times, e mirënjohur ndërkombëtarisht. Qëllimi ishte krijimi i një produkti i rrëfimit digjital, të quajtur “Imagjinimi i të ardhmes shëndetit/shëndetësisë (Imagining Health Futures). Në projekt u përfshinë të rinj nga 20 vende të botës. Qëllimi kryesor ishte inkurajimi i të menduarit kreativ te të rinjtë mbi temat e shëndetit dhe kujdesit shëndetësor në botën digjitale.


Deprecated: Kartela Temë pa sidebar.php është vjetruar pas versionit 3.0.0 dhe s’ka alternativa. Ju lutemi, përfshini një gjedhe sidebar.php te tema juaj. in /home/mimwebs/public_html/mediavac.mk/wp-includes/functions.php on line 6078